Vetitë shëruese të fikut

22:49 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Fiku është pemë, që pos se është e shijshme dhe ushqyese, posedon veti shëruese. Përmban burime të vërteta të përdorshme, që aktivizohen varësisht nga dhimbjet• Nëse ju mundon kapsllëku, bluani 500 gr fik dhe përzieni me 5 gr miell nga gjethet e bimës shtrapër (lat. Senna alexandrina).

Nga kjo përzierje formoni kubëza sipas dëshirës, i ruani në frigorifer të mbështjella në folie, e për çdo mëngjes në lukth të thatë hani nga një sasi, sa madhësia e një lajthie. • Për shërimin e lëkurës së vrazhdë në shputa apo edhe lythave në lëkurë, përdorni lëngun e freskët të fikut.

Së pari e hapni fikun dhe pjesën e brendshme e vendosni në vendin kritik, e shtrëngoni me fashë dhe e lini të kalojë natën ashtu. Në mëngjes hiqni fikun, e këmbët i futni në ujë të ngrohtë. Pas një ore qëndrimi në ujë, nga shputat do të hiqet lëkura e vrazhdë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme