Vjeshta dhe dimri janë periudhë kohore kur mandarinat e arrijnë kulmin në konsumim, prandaj ua tregojmë edhe disa veti shëruese, pos se janë të shijshme.
Kur në pyetje është shërimi i gripit dhe ftohjes, mandarinat janë pema që duhet përdorur më shumë, pasi përmbajnë shumë vitamina C. Pos frytit, veti shëruese përmban edhe lëvorja e tyre sidomos nëse përgatitet në formë të çajit.
PËRGATITJA E ÇAJIT
Thjesht, qëroni mandarinat, ia ruani lëvoren në kavanoz dhe mbylleni në mënyrë hermetike. I ruani në vend të errët dhe të ftohtë për disa muaj. Për ta përgatitur çajin thjesht vendosni disa lëvore në gotë, hidhni nga sipër ujin e vluar, e mbuloni dhe e lini për disa minuta.
PËR ULJEN E KOLESTEROLIT
Shumë studime kanë dëshmuar se lëvorja e mandarinës ka veti shëruese, sidomos theksohet aftësia e tyre në uljen e kolesterolit në gjak. Studimet tregojnë se në lëvore ka 20 herë më shumë antioksidues se sa në lëngun e mandarinës.
KUNDËR KANCERIT
Përqendrimi i madh me antioksidues në lëvoren e mandarinës këtë pemë e vendosin lart si pemën kundër kancerit. Besohet se antioksiduesit mbrojnë qelizat nga dëmtimet.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?