Google ADS

Vetitë shëruese të boronicës

23:30 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Të hijshme dhe ushqyese, të pasura me vitamina C dhe të grupit B, acide limoni dhe molle, si dhe me minerale, sidomos me kalium, natrium, mangan, krom, hekur dhe bakër, kokrrat e boronicave janë eliksir i shëndetit, e sidomos sugjerohen në parandalimin dhe terapinë e avitaminozës dhe hipovitaminozës, si dhe në shërimin e diarresë te fëmijët.

Më së miri t’i konsumoni në gjendje të freskët si dhe si lëng. Kanë shije të këndshme, pak në të thartë, të ëmbël. Lëngu është më i miri për shpëlarjen e fytit, derisa marmelata ftoh dhe shëron gojën e pezmatuar. Hulumtimet kanë dëshmuar se kjo pemë është burimi më i madh për antioksidues midis dyzet pemëve dhe perimeve të ndryshme. Për një cilësi si kjo më meritor është antocianina, e cila boronicave u jep edhe ngjyrën karakteristike.

Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave ngadalëson procesin e plakjes, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shikimin, si dhe parandalon fazat fillestare të kancerit/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme