Vetitë kuruese të kamomilit, problemet shëndetësore që trajton një filxhan çaji

07:06 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Çaji i kamomilit është perdorur ndër shekuj për aftësitë e tij lehtësuese dhe qetësuese. Mjafton një filxhan i tillë dhe shumë prej shqetësimeve që mund të keni do të zhduken.

Çaj kamomili për shëndetin e dhëmbëve

Pirja e një filxhani çaj kamomil (ose thjesht gargar me çaj të ftohtë kamomili) trajton të gjitha problemet me mishrat e dhëmbëve.

Çaji i kamomilit lehtëson dhimbjet e barkut dhe qetëson problemet që lidhen me aparatin tretës.

Nëse keni probleme me tretjen çaji i kamomilit mund të relaksojë muskujt duke ndihmuar në trejten e ushqimit.

Çaji i kamomilit mund të jetë një trajtim efektiv për diarrenë – madje edhe për fëmijët e vegjël .

Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrale, të sigurtë për të lehtësuar dhimbjet menstruale provoni këtë çaj bimor.

Kamomili mund të qetësojë pickimin e insekteve, linë e dhenve, plagët, djegiet, skuqjen dhe lëkurën e acaruar.

Çaji kamomil njihet për vetitë e tij qetësuese dhe mund të lehtësojë ankthin dhe depresionin. Preferohet të konsumohet përpara gjumit të mbrëmjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme