Vetëvrasja, tashmë një problem i madh përgjatë vendit, po vazhdon të rritet.
Sipas një raporti të publikuar nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimit në SHBA më 2016 gjeti që shifrat janë rritur me të madhe në 15 vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa shumë faktorë kontribuojnë në vdekjet nga vetëvrasjet, ekspertët vënë gishtin tek mungesa e qasjes në trajtim profesional si një element.
Një bashkim i barrikadave – nga stigma e kërkimit të ndihmës për sëmundje mendore, deri në vështirësinë e gjetjes së një terapisti në disa komunitete për investimin financiar që është jashtë arritjes për shumë – pengojnë njerëzit nga marrja e ndihmës për të cilën kanë nevojë.
Ekspertët theksojnë që edukimi dhe njohuria rreth problemeve të shëndetit mendor mund të ndihmojnë deri në një shkallë, posaçërisht në largimin e stereotipave negative dhe të bëhet inkurajimi i tjerëve për të kërkuar ndihmë.
Edhe në Kosovë shifrat e vetëflijimit janë goxha në nivel alarmant.
Sipas Policisë së Kosovës brenda periudhës 1 janar deri më 31 gusht janë evidentuar 20 vetëvrasje.
Kurse sipas statistikave të Policisë së Kosovës në vitin 2016 janë evidentuar 37 vetëvrasje dhe 229 tentim vetëvrasjeje, në vitin 2015 janë evidentuar 60 vetëvrasje dhe 219 tentim vetëvrasjeje, në vitin 2014 janë evidentuar 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vetëvrasjeje.
Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda.
Prandaj nëse njihni dikë që është në rrezik nga vetëvrasja, keni shumë mënyra për të ndihmuar./Arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...