Asnjë ndryshim në stilin e jetës nuk mund të garantojë se nuk do të merrni artrit, por ka zakone që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të simptomave më të rënda të sëmundjes.
Disa nga këto zakone kanë të bëjnë me dietën dhe studimet e reja pohojnë se plotësimi i vitaminës E mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e artritit reumatoid, transmeton portal arbresh.info
Në një studim të botuar në fund të muajit prill në European Journal of Clinical Nutrition, studiuesit nga Spitali Xi’an Honghui në provincën Shaanxi të Kinës analizuan të dhëna nga burime të shumta mbi mundësinë që plotësimi me këtë vitaminë të ndikojë në rezultatet që lidhen me sëmundjen.
Një meta-analizë e madhe zbuloi se suplementet e vitaminës E kanë një efekt pozitiv tek njerëzit me artrit reumatoid, duke lehtësuar problemet e ndjeshmërisë dhe ënjtjes së kyçeve.
“Aftësia e vitaminës E për të rivendosur barrierën e zorrëve dhe për të përmisuar punën e traktit gastrointestinal mund të lidhet me parandalimin dhe trajtimin e artritit reumatoid”, shkruajnë autorët e studimit.
“Suplementet e vitaminës E të përdorura rregullisht mund të ndihmojnë njerëzit me këtë sëmundje të reduktojnë shqetësimin, ënjtjen dhe ngurtësimin e kyçeve, si dhe të përmirësojnë cilësinë e tyre të përgjithshme të jetës”, thekson studimi.
Megjithatë, dietologët paralajmërojnë se suplementi nuk rekomandohet pa u konsultuar më parë me mjekun./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...