Kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit më të përhapur tek femrat, ku një në tetë gra diagnostifikohen me këtë sëmundje gjatë jetës së tyre. Ka disa faktorë që çojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, por dieta ushqimore është më e rëndësishmja.
Fatmirësisht, shkencëtarët kanë bërë kërkime të ndryshme shkencore se si mund të ulim rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje dhe si mund ta trajtojmë atë nëse diagnostifikohet që në fazat e para. Disa studime kanë treguar se farat e lirit janë shumë të mira për parandalimin dhe trajtimin e kanceri të gjirit.
Si mund ta parandalojnë kancerin e gjirit farat e lirit?
Farat e lirit përmbajnë fibër, acide yndyrore omega 3 dhe një ingredient special i quajtur lignan. Studime të ndryshme kanë treguar se lignani është shumë i mirë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Ai është një lloj fitoestrogjeni, që ka një efekt të lehtë estrogjenik në trup. Duke vepruar si një estrogjen, fitoestrogjenët bllokojnë receptorët e estrogjenit në trup, duke ulur kështu nivelin e estrogjenit natyral që prek qelizat.
Farat e lirit pengojnë gjithashtu përhapjen e qelizave kancerogjene. Qelizat normale të organizmit të njeriut rriten, ndahen dhe vdesin sipas një rregulli të programuar. Sëmundja e kancerit është rezultati i ndarjes së pakontrolluara të qelizave që nuk vdesin. Vdekja e programuar e qelizës është quajtur apoptozë dhe prishja e këtij procesi çon në formimin e kancerit. Ndryshe nga qelizat normale, tek qelizat e kancerit nuk ndodh vdekja e programuar, në vend të saj qelizat vazhdojnë të rriten e të shumohen.
Sipas një studimi të publikuar tek revista “Clinical Cancer Research”, 25 gramë fara liri (2.5 lugë gjelle) në ditë rrisin procesin e apopotezës dhe ulin shpejtësinë e shumimit të qelizave kancerogjene.
Si t’i konsumoni farat e lirit?
Është e rëndësishme të dini se farat e lirit duhet të konsumohen të bluara në mënyrë që të merrni të gjitha përfitimet e tyre shëndetësore. Ju mund t’i bluani ato me një mulli kafeje ose blues erëzash. /Burimi: Healthy and Natural World – Gazeta Shendeti/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...