Vetëm dy banane në ditë për t’i parandaluar këto sëmundje

16:00 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info

Bananet janë fruta shumë të përhapur. Krahas shijes, ato kanë një numër të lartë të benefiteve për organizmin. Bananet renditen në 4 nga frutat më të shëndetshëm në botë. Mirëpo, çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse i konsumoni 2 banane në ditë? Food Prevent ka renditur disa nga benefitet:

Tensioni i gjakut- konsumimi i dy bananeve në ditë ndihmon në ruajtjen e parametrave normalë të tensionit të gjakut. Prania e kaliumit dhe e natriumit në këtë frutë ndikon, që të mbahet një shtypje normale e gjakut.

Rreziku nga kanceri- konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ndikon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes sidomos nga kanceri i zorrëve. Prania e vitaminës C në banane mundëson luftimit e radikaleve të lira, të cilat janë shkaktare të kancerit.

Shëndeti i zemrës- Konsumimi i vetëm dy bananeve në ditë mund të përmirësojë shëndetin dhe funksionimin e zemrës. Fibrat dhe vitaminat që këto fruta përmbajnë ndikojnë në këto veti të bananeve.

Shëndeti i zorrëve – Diarreja dhe shtrëngimi i zorrëve janë disa nga problemet më të shpeshta te njerëzit. Nëse konsumoni banane dhe balanconi dietën tuaj, ju do të përmirësoni këto probleme.

Energjia – Bananet janë shumë të mira sidomos për personat, të cilët ushtrojnë aktivitete fizike dhe kanë nevojë për energji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme