Vetëm 30 minuta mungesë e gjumit gjatë ditëve të punës shkatërron shëndetin

10:14 | 14 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Rezistenca ndaj insulinës rritet ndjeshëm për njerëzit që nuk flenë sa duhet për gjashtë muaj, prandaj kjo rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Mungesa e 30 minutave të gjumit gjatë ditëve të punës mund të ketë pasoja afatgjata në peshën e trupit dhe metabolizmin, thekson një studim i porositur nga Ministria e Shëndetësisë në Britani të Madhe, transmeton portal arbresh.info

Diabeti shoqërohet me rreziqe të humbjes së shikimit, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, si dhe dëmtimit të nervave dhe enëve të gjakut.

“Ne kemi zbuluar se mungesa e vetëm 30 minutave gjumë në ditë ka një efekt të rëndësishëm në obezitet dhe rezistencën ndaj insulinës”, tha Profesotir Shahrad Taheri, ka Kolegji mjekësor Ëeill Cornell në Katar, transmeton portal arbresh.info

Shkencëtarët kanë përcaktuar se ndryshimi i bioritmit duke shkurtuar gjumin ndryshon ritmin e sekretimit të hormoneve dhe dërgon drejt problemeve të mëdha shëndetësore.

Hulumtimiet e mëparshme kanë theksuar se puna me ndërrime rrit shanset e shfaqjes së diabetit për më shumë se 30 përqind.

Studiuesit nga Universiteti i Bristol dhe Kolegji Mjekësor në Corlenn, ka studiuar 552 njerëz që flenë pak gjatë ditëve të javës, ndërsa që në fundjavë flejën më shumë dhe se si ndikon kjo në shëndet.

Profesori Taheri thotë se mungesa e gjumit është fenomen i përhapur në shoqërinë modern, dhe se vetëm dhjetë vitet e fundit ka filluar të merret seriozisht kjo, pasi është gjetur se mungesa e gjumit ka lidhje me obezitetin dhe diabetin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme