Vështirësitë që vetëm vajzat me perioda i kuptojnë

21:24 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Nëse ka një gjë për të cilën femrat do të ankohen gjithmonë, është cikli menstrual.

Ky proces biologjik, pavarësisht se mund të jetë tepër i rëndësishëm për organizmin, faktikisht i vë vajzat dhe gratë në disa vështirësi që vetëm ato i kuptojnë.

Doni të dini disa nga këto vështirësi? Lexoni më poshtë:

Kur ato presin t’u vijnë periodat janë gjatë gjithë kohës “me sytë katër”.

Çdo gjë i bën të trishtuara. Dhe të lumtura. Dhe konfuze. Dhe të paqëndrueshme emocionalisht…

U duhet të zgjedhin veshjet në bazë të aftësisë të rrobës për të mbuluar një rrjedhje të mundshme.

Faktikisht, fjala “e fryrë” nuk përshkruan gjendjen se si ndihen.

Ekziston gjithmonë frika e ngritjes në këmbë pas një kohe të gjatë ulur, sepse nuk e dinë ç’mund të ketë rezervuar “fati”!

Papritmas, femrave u duhet të bëjnë shumë, shumë llogaritje për të ditur se kur u duhet të heqin tamponin.

Gjoksi i tyre është i ndjeshëm më shumë seç duhet, gjë që nuk është një ndjenjë e mirë.

Duhet një strategji e mirëfilltë për të fjetur.

Ndihen të uritura, të vrazhda dhe të eksituara në të njëjtën kohë.

Nuk ka gjë më acaruese sesa pyetja: “Nuk je në humor sepse je me perioda?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme