Veprimet e përditshme që parandalojnë plakjen e qafës

15:43 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Lëkura në zonën e qafës rrudhoset shumë më herët nga pjesa tjetër e trupit, pasi që mungesa e kujdesit për lëkurën përshpejton procesin e plakjes duke i zbehur të gjithë shkëlqimin fytyrës.

Më poshtë do të lexoni disa mënyra të thjeshta për kujdesin e lëkurës së qafës:

Mos harroni kremin e diellit

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për lëkurën e qafës është ta mbroni ndaj rrezeve të dëmshme të diellit ! Njësoj si fytyrën, duhet të lyeni dhe qafën për të parandaluar dëmtimin e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB.

Shmangni ekspozimin e tepërt në diell, ose vishni veshje të lehta që mbrojnë dekoltenë nga rrezatimi i dëmshëm.

Hidratimi është shumë i rëndësishëm

Pas një dushi, veprimi i parë që duhet të bëni është të lyeni fytyrën me krem, por pa harruar asnjëherë dhe qafën. Çdo produkt që është i mirë për fytyrën tuaj është dhe për pjesën tjetër të trupit ! Kërkoni një krem me përmbajtje peptide ose retinol.

Pozicioni më i përshtatshëm i gjumit është në shpinë

Kur jeni flini në bark ose në anën tuaj, shtypni fytyrën dhe qafën në jastëk. Me kalimin e viteve këto pozicione mund të krijojnë rrudha të lehta delikate./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme