Praktikisht i ngjajnë një rrjete që filtron gjithçka dhe pengon hyrjen e elementeve toksike në organizëm. Por kjo rrjete mund të shpërbëhet dhe të humbasë vetitë e saj mbrojtëse si pasojë e veprimeve të dëmshme. Më poshtë do ju listojmë 6 prej tyre:
1.Nuk pini ujë mjaftueshëm: Një ndër faktorët e përditshëm që çon në dëmtimin e veshkave është mospirja e rregullt e ujit. Uji është shumë i rëndësishëm pasi hidraton, detoksifikon dhe eleminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Dehidratimi rrit rrezikun e infekisoneve dhe mund të krijojë gurë në veshka.
2.Hani shumë kripë: Konsumi i tepruar i kripës dëmton veshkat dhe sistemin kardiovaskular. Ngrënia e ushqimeve shumë të kriposura rrit tensionin e lartë të gjakut dhe pengon eleminin e toksionave nëpërmjet urinës. Zëvendësoni kripën e jodizuar me kripë deti, kripë Epsom dhe kripë Himalajesh.
3.Pini më shumë alkool: Alkooli jo vetëm që dëmton mëlçinë, por ndikon drejtpërdrejt edhe në shëndetin e veshkave.
4.Hani shumë mish të kuq: Mishi i kuq përmban shumë vlera ushqyese, por nëse e teproni me ngrënien e tij rrezikoni të krijoni probleme me shëndetin e veshkave. Mishi i kuq përmban nivele të larta purinë, një proteinë që sekreton yndyrën në veshka dhe e e bën më të vështirë heqjen e toksinave.
5.Mbajtja e urinës:Të gjithëve na ndodh të kemi nevojë të shkojmë në tualet në mesin e një takimi të rëndësishëm ose ceremonie të caktuar, por e mbajmë veten pasi nuk duam të bëjmë figurë të keqe. Mbajtja e urinës duket e parrezikshme në fillim, por mund të çojë në inflamacion të veshkave pasi rrit presionin në traktin urinuar tuaj dhe ndikon në të dy veshkat dhe fshikëz.
6.Abuzoni me qetësuesit: Përdorimi i tepruar i qetësuesve mund të sjellë komplikime dhe efekte anësore në organizëm. Komponimet kimike të tyre shpesh shkaktojnë probleme të veshkave dhe mëlçisë./Arbresh.info/
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri