Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes.
Ato ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhen pielonefrite dhe infeksione urinare të rrugëve të poshtme.
Mund të prekin çdo lloj moshe, kryesisht të rinjtë dhe gratë e moshës së mesme me jetë seksuale aktive. Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh.
Disa femra rrezikojnë të preken më shumë nga ionfeksionet urinare krahasuar me të tjera. Por cilat janë shkaqet kryesore që çojnë në shfaqjen e këtij infeksioni.
Dehidratimi: Dehidratimi vjen si pasojë e mos-konsumit të shpeshtë të ujit dhe lëngjëve të tjera, si rrjedhojë urinoni më pak dhe kjon sjell shfaqjen e infeksioneve urinare.
Mbajtja e urinës: Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeksione.
Fshirja në drejtimin pas-para: Letra higjienike mund t’i shtyjë bakteret drejt uretrës, ndaj sigurohuni që gjithnjë të fshiheni në drejtimin para-pas.
Konsumimi i tepruar i kafes, lëngjeve të frutave dhe alkoolit: Sa më e errët pija, aq më të shumta janë gjasat që të funksionojë si diuretik, duke ju bërë që të urinoni më shumë. Alkooli mund të irritojë fshikëzën, po ashtu edhe lëngjet e frutave me tepricë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...