Të fjeturit mirë nuk është diçka e natyrshme për të gjithë. Ka shumë njerëz që nuk arrijnë flenë natën për shkaqe të ndryshme. Disa janë të shqetësuar, të tjerë nuk gjejnë një pozicion të rehatshëm, të tjerë vuajnë nga RLS (restless leg syndrome) ose sindroma e këmbëve të lodhura. Ciladoqoftë arsyeja, mosfjetja është shumë irrituese dhe mund të ketë një efekt të rëndësishëm në jetën e përditshme.
Sindroma e këmbëve të lodhura
Sindroma e këmbëve të lodhura ose RLS është një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga një impuls i pakontrollueshëm për të lëvizur pjesën e poshtme të këmbës. Zakonisht përkeqësohet gjatë mbrëmjes ndërsa shqetësimet manifestohen sidomos kur personi dëshiron të pushojë. Simptomat reduktohen gjatë lëvizjes, por sapo të përpiqeni të pushoni, ato shfaqen. Kjo e bën të pamundur të fjeturit gjumë.
Simtpotmat
Simptomat e RLS janë dridhje e këmbëve, një impuls i parezistueshëm për t’i lëvizur ato dhe paaftësia për të pushuar. Simptomat zvogëlohen gjatë lëvizjes dhe janë më të rënda gjatë natës se sa ditës.
Shkaqet
Shkaqet e RLS janë të panjohura. Ndoshta mund të ndodhë për shkak të një çrregullimi të qelizave nervore të trurit që janë përgjegjëse për lëvizjen dhe refleksën. Kjo gjendje duket se është e trashëgueshme. Ndonjëherë ndodh për shkak të niveleve të ulëta të hekurit ose një efekti anësor të sëmundjeve të tjera kronike siç janë insufiçenca e veshkave ose diabeti.
Sapuni me livandë
Kjo është një këshillë e Dr.Oz mjekut të njohur nga televizori i cili ka folur për një kurë të veçantë pr sindromën e këmbëve të lodhura e cila duket se me të vërtetë funksionon: vendosja e një sapuni me livandë nën çarçafë. Livanda ka efekt qetësues dhe redukton spazmat dhe ngërçet në këmbë.
Edhe pse nuk është një teknikë e provuar shkencërisht, shumë njerëz betohen se funksionon vërtet. Sigurohuni që të jetë një sapun organik me përbërje livande./living/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...