Google ADS

Vë telefonin në karikim gjatë dushit, humb jetën 15-vjeçarja

16:12 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Telefonat dhe adoleshtentët janë bërë tashmë një çift i pandashëm dhe nuk mund të shkëputen nga njëri-tjetri.

15-vjeçares  Irina Rybnikova e cila mbante gjithmonë me vete celularin i ka kushtuar jetën.

Vajza kishte vendosur në karikim telefonin në tualet teksa po bënte dush në vaskën e saj.

Por ka qenë fatal momenti kur ai ka rrëshqitur në vaskë dhe elektriciteti i ka marrë jetën.

Ajo humbi jetën në shtëpinë e saj në Bratsk të Rusisë.

Irina ishte kampione e një sporti luftarak që praktikohej në Greqinë e Lashtë.

Ajo kishte fituar kampionatin rus dhe ëndërronte të bëhej një kampione bote.

Miqtë e 15-vjeçares janë shprehur se janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe zemra e tyre është e thyer.

Nëse telefoni nuk do të kishte qenë i lidhur me rrymën elektrike tragjedia nuk do të kishte ndodhur janë shprehur familjarët.

Tregohuni të kujdesshëm me telefonat tuaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme