Ulja e numrit të cigareve nuk ndihmon shumë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Në mënyrë që strategjia të ketë efekt, duhani duhet lënë krejtësisht.
Një studim i publikuar nga e përjavshmja mjekësore britanike “BMJ” tregon se, edhe te njerëzit që nuk kanë tymosur më shumë sesa një cigare në ditë, mundësia e problemeve kardiake është në nivelin 50% dhe 30% më e lartë sesa tek ata që nuk e kanë pirë duhanin.
Me pak fjalë, për grupin e ekspertëve hartues të këtij studimi nuk ekziston një i ashtuquajtur “nivel i sigurtë” i duhanpirjes.
Sëmundjet kardiovaskulare dhe jo kanceri përbëjnë rrezikun më të madh të vdekshmërisë nga duhani, e konsiderohen shkaktare për gati 48% të vdekjeve të parakohshme të lidhura me cigaren.
Rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të tilla te personat që pijnë vetëm një cigare në ditë është më i lartë te gratë: 57% është për femrat kërcënimi i sëmundjeve të zemrës dhe 31% ai i hemorragjive cerebrale. Te meshkujt ishte pak më i ulët.
Mesazhi i mjekëve është i qartë: Mos mendoni se shpëtuat. Nëse duhet ta hidhni këtë hap, nuk ka rrugë të mesme, por vetëm të hiqni dorë nga duhani plotësisht./Top Channel
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...