Vetëm një dozë e vaksinës anti covid nga AstraZeneca apo Pfizer/BioNTech zvogëlon mundësinë për të marrë shërbime mjekësore në më shumë se 80% të raste.
Sipas të dhënave nga Shëndeti Publik në Angli (PHE) është bërë e ditur se efekti filloi në tre deri në katër javë pas vaksinimit shkruan BBC.
Të dhënat u testuan te personat mbi moshën 80-vjeçare, të cilët ishin ndër të parët që morën dozën e parë të vaksinës anti covid.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha të hënën në një konferencë se rezultatet e fundit ishin të fuqishme.
“Të dhënat mund të tregojnë arsyjet se pse ka rënë numri i pacientëve të moshës 80-vjeçare në njësitë e kujdesit intensive, në dy javët e fundit”, tha ai.
Gjetjet e fundit nga PHE sugjeruan se vaksinat anti covid ndihmojnë në uljen e rreziqeve për zhvillimin e sëmundjeve serioze deri në 83%.
Deri më tani, më shumë se 20 milionë njerëz në Britani kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti covid.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda