Google ADS

Vaksina e coronavirusit mund të jetë gati në shtator

23:05 | 11 Prill 2020
Arbresh.info

Sarah Gilbert, një profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, po punon për një vaksinë kundër coronavirusit dhe ndoshta mund të jetë e gatshme për përdorim publik në vjeshtë, shkruan The Times.

“Kjo është pothuajse e mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur. Ne duhet të shkojmë për të. Askush nuk mund të japë garanci, askush nuk mund të premtojë se do të funksionojë dhe askush nuk mund të japë një datë përfundimtare, por ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi aq shpejt sa mundemi”, tha shkencëtarja në një intervistë për gazetën.

Grupi ka zhvilluar tashmë një version të parë të vaksinës që do të jetë gati për të hyrë në prova klinike brenda dy javësh.

Në deklaratat me median britanike, përcjell Telegrafi, shkencëtarja shpjegoi procesin me të cilin do të kalojë vaksina: “Së pari, ekziston nevoja për të prodhuar vaksinën për studime klinike në kushte të rrepta të kontrolluara, të çertifikuara dhe të kualifikuara – kemi nevojë për miratimin etik dhe miratimi rregullator. Pra, prova klinike mund të fillojë me 500 persona në fazën 1. Kjo është gjithmonë tek të rriturit e shëndetshëm midis moshave 18 dhe 55-vjeç”,u shpreh Gilbert.

“Atëherë mund ta bëjmë fazën 2 duke parë një gamë më të gjerë moshe, në këtë rast do të rrisim moshën, nga 55 në 70-vjeç ose më shumë. Ne po kërkojmë siguri në grupin më të vjetër, tha ajo.

Gilbert sqaroi se pjesëmarrësit nuk do të jenë të infektuar me virus, por do t’ju kërkohet të vazhdojnë jetën e tyre normalisht dhe disa prej tyre do të infektohen.

COVID-19 tashmë ka vrarë më shumë se 107,000 njerëz sipas Universitetit Johns Hopkins.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme