Google ADS

Vajzat dhe gratë shqiptarë presin flokët për të prekurat me kancer gjiri

22:09 | 27 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Është vetëm 17 vjeç dhe si çdo vajze e kësaj moshë i dëshiron flokët e gjata, por Jedrita Llapi ka vendosur t’i presë flokët e saj për gratë me kancer gjiri, të cilat pasi i nënshtrohen trajtimit me kimioterapi pësojnë rënie të flokëve.

Përveç vuajtjes, sëmundja e rëndë i dëmton edhe psikologjikisht gratë. Ndryshimi i pamjes së jashtme i bën ato të ndihen edhe më pesimiste.

“Jo është shumë emocionuese aq me tepër për një kauzë të tillë”, thotë Jedrita.

Kjo është hera e tretë që gratë dhe vajza u vijnë në ndihmë pacienteve me kancer gjiri duke dhuruar flokët e tyre.

Muaji tetor është muaji i sensibilizimit të gjitha grave për kontrolle të vazhdueshme dhe jo vetëm, pasi edhe ato që janë prekur nga kjo sëmundje duhet të gjejnë forcë për ta sfiduar./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme