Vajza 3-vjeçare gati humbi jetën pas konsumimit të Kinder Surprise

10:51 | 12 Prill 2022
Trina Galanxhi

Një vajzë gati humbi jetën pasi u helmua me Kinder Surprise të cilat kishit prani të salmonelës.

Charlotte Wingfield, që mendohet të jetë nga Dorset, tha se vajza Brooklyn-Mai, tre vjeç, nuk kishte qenë kurrë ‘aq e dobët’ në jetën e saj pas helmimit të dyshuar me ushqim javën e kaluar, transmeton portal arbresh.info

Nëna e saj tha se vajza pas helmimit kishte temperaturën deri në 39 gradë Celsius dhe se u dobësua aq shumë sa mezi zgjohej.

Në një postim në Facebook që është shpërndarë qindra herë, nëna e vajzës pretendon se vajza u sëmur pasi kishte konsumuar Kinder Suprisë.

Gjigandi i ëmbëlsirave Ferrero javën e kaluar tërhoqi tetë nga produktet e tij të çokollatës Kinder – përfshirë vezët Surprise – pasi ato ishin të lidhura me kontaminimin me salmonelë në një fabrikë në Belgjikë.

Salmonela – helmimi ushqimor i shkaktuar nga bakteret salmonela – është rrallë serioze dhe zakonisht përmirësohet brenda një jave.

Simptomat zakonisht përfshijnë ndjesinë e sëmundjes, diarre, ngërçe në stomak, ethe dhe ndjesi në përgjithësi jo mirë.

Shenjat e sëmundjes zakonisht fillojnë në çdo kohë nga disa orë deri në disa javë pas ngrënies së ushqimit që shkaktoi infeksionin./dailymail/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme