Google ADS

Vajrat që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të migrenës

12:17 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Migrena është sëmundje neurologjike problematike që shoqërohet me dhimbje koke të mëdha, të cilat ju lënë jashtë çdo aktiviteti ditor, deri sa të pushojnë.

Shpesh edhe medikamentet nuk kryejnë punë në lehtësimin e dhimbjeve.

Edhe pse ende nuk ekziston ndonjë kurë, janë disa vajra të cilët ndihmojnë me dhimbjet e kokës.

Vaji i mentes
Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë.

Vaji i lavandes
Lavanda është një ndër lulet më aromatike që funksionon edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin.

Vaji i ekualiptit
Ky vaj pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm. Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena. Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit dhe migrenës.

Vaji i rozmarines
Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjezike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj dhe ujë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme