Google ADS

Vaji i ullirit lufton depresionin

10:33 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Depresioni është një çrregullim i trurit. Hulumtuesit kanë studiuar trurin e njerëzve me depresion dhe kanë treguar se duket ndryshe nga personat që nuk vuajnë nga ndonjë çrregullim.

Pjesët e trurit që rregullojnë disponimin, sjelljen dhe të menduarit, janë të alteruara dhe konfuze për personat që tregohet se vuajnë nga depresioni.

Studimet kanë treguar se njerëzit me depresion kanë nivele të larta të inflamacionit kronik. Efektet e depresionit që janë të njohura në nivel global shkaktojnë paaftësi të ndryshme në trupin tonë.

Disa forma të funksionimit të trurit të lidhura me depresion mund të shkaktojnë çrregullime të zemrës dhe çrregullime neurologjike.

Sipas studimeve tregohet se një luftues i këtij problemi është vaji i ullirit i cili nëse konsumohet në sasi të caktuara dhe rregullisht ka ndikime shumë pozitive. Sterotina e cila gjendet ne vajin e ullirit është antidepresiv natyral që ndihmon në trajtimin çdo problemi që lidhet me depresionin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme