Google ADS

Vaji i rigonit/ Vlerat dhe përfitimet e armikut të infeksioneve

10:06 | 16 Shkurt 2021
Arbresh.info

Vaji esencial i rigonit është i larmishëm në vlera shëndetsore. Ai është efikas kundër virozave, baktereve, mykut dhe parazitëve. Vaji është i pasur me antioksidantë dhe lufton inflamacionin, përmirëson tretjen dhe zbut alergjitë.

Ky vaj shërben si disinfektant. Vlerat e tij u zbuluan për herë të parë në Greqinë e lashtë, banorët e të cilës e përdornin për të trajtuar infeksionet e plagëve ose lëkurës në përgjithësi apo edhe mbrojtur ushqimet nga bakteret. Rigoni është një bimë që rritet nëpër shpatet e larta dhe emri i saj njihet ndryshe si Kënaqësia e Malit.

Vaji esencial i rigonit ofron vlera të tjera mjekësore. Vaji i rigonit përdoret në tre mënyra: në terapitë aromatike, në aplikimet në lëkurë ose nëpërmjet një vaji tjetër bartësi siç është vaji i arrës së kokosit dhe së fundmi si një suplement ushqimor duke e tretur në mjaltë ose një pije tjetër jo me bazë qumështi.

Vlerat dhe përfitimet

Rrugët e frymëmarrjes
Vaji esencial i rigonit ndihmon në eliminimin e mukusit të padëshiruar në rrugët e frymëmarrjes dhe sinozitit. Ai është një balsam qetësues për mushkëritë dhe fytin dhe stimulon kollën pastruese. Si rrjedhojë, ky vaj parandalon dhe trajton simptomat e problemeve në rrugët e frymëmarrjes.

Lufton inflamacionin

Ky vaj bën mirë dhe ndihmon në trajtimin e inflamacionit të brendshëm dhe të jashtëm që shkaktohet për arsye të ndryshme. Nëse e aplikoni në lëkurë, ky vaj pakëson skuqjet dhe irritimet, si dhe largon dhimbjet që shoqërojnë artritin ose të shkaktuara nga lëndime të ndryshme.

Kundër baktereve

Ky vaj ju mbron kundër virozave por edhe baktereve. Ai ju pajis me një mburojë të mirëfilltë kundër disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si infeksionet në zorrën e trashë dhe në traktin urinar, por edhe tiroidet, kolera, infeksionet në lëkurë dhe helmimi nga ushqimi.

Kundër mykut

Viruset, bakteret, myku janë përgjegjës për sëmundjet infektive dhe të transmetueshme. Myku është përgjegjës për disa sëmundje fatale që shkatërrojnë organizmin nga jashtë dhe brenda.

Kundër virozave

Vaji esencial i rigonit ofron mbrojtje kundër virozave, duke forcuar sistemin imunitar dhe kundërpërgjigjet e tij ndaj të ftohtit, shytave, fruthit dhe lisë.

Kundër alergjive

Ky është një aspekt tjetër i dobishëm i vajit esencial të rigonit. Alergjitë janë një reagim i ndezur i organizmit ndaj stimujve të jashtëm. Ky vaj që ka rol qetësues, zbut ndjeshmërinë e lartë dhe pakëson simptomat alergjike.

Përgatiteni Vajin e Rigonit Në Shtëpi

Ju nevojiten

Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni. 1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër. Kavanoz qelqi me kapak.

Përgatitja

Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni. Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial. Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini. Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë. Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë. Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët. Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë. Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer. Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar./agroweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme