Google ADS

Vaji i kungullit, kur dhe si ta konsumoni

08:20 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

E pasur me vitamina A dhe E, bën çudinë me flokun, lëkurën dhe figurën.

Vaji i kungullit fitohet nga farat e kungullit, ndihmon te humbja në peshë.

SI NDIKON VAJI I KUNGULLIT TE HUMBJA NË PESHË?

Shkaku i përbërjes unike, vaji i kungullit ndikon në shkrirjen e yndyrave, e po ashtu nuk lejon krijimin e shtresës dhjamore në vendet problematike, në ijë, kofshë, prapanicë dhe abdomen. Pos kësaj, vaji i kungullit heq helmet dhe përmirëson metabolizmin, që ndihmon në pakësimin e celulitit.

SI TA PËRDORNI VAJIN E KUNGULLIT PËR HUMBJE NË PESHË?

Nëse dëshironi që të humbni në peshë nevojitet që të përdorni vajin e ftohtë. Mbani mend, nëse ngrohet, atëherë të gjitha substancat e shëndetshme zhduken dhe nuk do të keni kurrfarë dobie. Nutricistët këshillojnë që vajin nga kungulli për humbjen në peshë ta përdorni në këtë mënyrë; – Në stomak të thatë: Nëse mund ta përdorni në formë të pastër, në mëngjes në stomak të thatë, pini vajin e kungullit. Sasia optimale është 1 lugë. Pas 15 minutash, mund të hani kafjall.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme