Vaji i hudhrës, thjeshtë ‘medikament që bën mrekulli’

01:42 | 29 Prill 2017
Trina Galanxhi

Hudhra është e njohur tashmë si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyror. Vaji i hudhrës mund të përkufizohet si një ilaç popullor që mund të kurojë dhe parandalojë thuajse të gjitha sëmundjet e trupit.

Merrni rreth 30 thelpinj hudhër dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Mbusheni kavanozin me vaj ulliri të papërpunuar derisa të mbulohet shtresa e hudhrave. Vendoseni kavanozin në frigorifer për disa ditë. Një ditë më pas, shtrydhni lëngun e një limoni dhe hidheni në kavanozin me hudhra dhe vaj ulliri.

Pas rreth 10 ditësh, vaji i hudhrës do të jetë gati.

Merrni një lugë gjelle nga ky vaj, 3 herë në ditë para ushqimit. Kura mund të zgjasë 1-3 muaj dhe pas një muaji pushim ajo mund të ripërsëritet. Vaji i hudhrës është efektiv për: sëmundjet koronare të zemrës, sklerozën, problemet me trurin, luftimin e infeksioneve dhe virozave të ndryshme etj. Vaji i hudhrës është një mjet i shkëlqyer për zgjerimin e enëve të gjakut gjithashtu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme