Google ADS

Uthulla e mollës ua ndryshon jetën

23:12 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Uthulla e mollës ndihmon shumë në kuzhinë, por mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera

Neutralizon aromën e keqe

Nëse në shtëpinë tuaj ndjeni aromë të keqe dhe kurrsesi të zhduket, hidheni një sasi të vogël të uthullës së mollës në një enë ku e ndjeni atë aromë, ndërsa gjithçka do të ndryshojë shumë shpejt.

Pastron fytyrën

Shkaku i përbërësve antibakterial që i përmban, uthulla e mollës është ideale edhe për pastrimin e fytyrës. Mundet të ndihmojë në largimin e puçrrave dhe ta ekuilibrojë pH-në e lëkurës. Treteni pak uthull të mollës në ujë, me një pambuk të pastër pastrojeni fytyrën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Largon të mavijosurat

Në ndonjë vend ku jeni goditur dhe ku është shfaqur e mavijosura, atëherë hidhni disa pika uthull të mollës. Ndikon kundër inflamacioneve dhe pakëson ngjyrimin e lëkurës.

Largon aromën e keqe nga goja

Shpëlani gojën me një sasi të vogël të uthullës së mollës, që eliminon me largimin e aromës së keqe nga goja. Uthulla vret bakteret që shkaktojnë aromën e keqe në gojë.

Shkëlqen flokët

Një të tretën e gotës me uthull të mollës e përzieni me katër gota me ujë dhe me këtë shpëlani flokët pas shamponit, e më pas me ujë të ftohtë. Pastaj flokët i mblidhni në peshqir dhe e lini të qëndrojnë për një orë. Shpëlani flokët më pas si zakonisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme