Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit
Kundër lodhjes kronike duhet përzier tri lugë të vogla me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz. Çdo mbrëmje para fjetjes të konsumohen dy lugë të vogla të kësaj përzierjeje.
Ekziston edhe një mënyrë tjetër e konsumimit. Një lugë e vogël me uthull mund të qitet në një gotë me ujë dhe të pihet gjatë kohës së drekës.
Kundër dhimbjeve në nyja gjatë natës duhet t’i mbështillni vendet me dhimbje me pëlhurë, të cilat janë lagur mirë me uthull të mollës. Mbi të e vendosni një stof të leshtë.
Gjatë secilës shujtë duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle, transmeton Telegrafi.
Për humbje të peshës për çdo mëngjes në lukth të zbrazët, duhet pirë një gotë ujë një deri në dy lugë të vogla me uthull molle. Ose, gjatë secilës shujtë të pini një gotë ujë me dy lugë të vogla me uthull.
Trajtimi zgjat dy muaj, ndërsa humbja e kilogramëve arrihet për shkak se uthulla e mollës ndikon në djegie më të shpejtë të indeve të tepërta yndyrore.
Kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes dhe mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara duhet ta fërkoni me uthull të pastër molle.
Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthullës. Terapia zgjat një muaj.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...