Ngjitja në majën më të lartë në botë 8 mijë e 848 metra, Everest, mund të jetë mjaft e vështirë ose e pamundur për shumë njerëz. Uta Ibrahimi është shqiptarja e parë që arriti në këtë lartësi.
Ajo ka rrëfyer disa herë për sfidat gjatë ngjitjes, por sot ka bërë publike një detaj që mund ta linte Utën pa e përmbushur ëndrrën e saj. Por ajo nuk u dorëzua!
Në Prishtinë sot është shënuar Dita e Higjienës Menstruale e cila për qëllim kishte sensibilizimin e grave dhe vajzave për rëndësinë e pastërtisë gjatë ditëve të ciklit. Në këtë ngjarje ishte ftuar edhe Uta, por në pamundësi të ardhjes, ajo kishte dërguar një letër e cila u lexua nga organizatorët.
Në këtë letër Uta ka zbuluar se në ditën kur ka mbërritur në majën Everest, ajo ishte në ditën e dytë të ciklit të saj menstrual. Këtë detaj nuk e kishte folur më parë për shkak të mungesës së diskutimit në shoqërinë tonë për menstruacionet.
“Cikli menstrual është temë që shpesh nuk diskutohet haptas në shoqërinë tonë. Pak a shumë si një çështje tabu. Këtë dukuri e kam kuptuar më së shumti kur jam kthyer nga ngjitja historike në majën më të lartë në botë”, ka shkruar Uta në letrën e saj, shkruan Gazeta Shneta.
“Sa herë që më është bërë pyetja se cila ka qenë sfida kryesore gjatë ngjitjes, patjetër që mendja më ka shkuar te cikli, por që nuk e kam shpalosur në storje. Ditën e majës kam qenë në ditën e dytë të ciklit dhe pavarësisht se trupi ynë është më i dobët se zakonisht, unë prapë kam arritur të ngjitem në maje”.
Në fund të letrës Uta u është drejtuar grave me një mesazh që cikli nuk duhet të jetë pengesë për realizimin e ëndrrave të tyre. “Besoj që cikli menstrual nuk është diçka që duhet me na ndalu me i arrit qëllimet tona”, ka shkruar ajo.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...