Google ADS

Ushtroni tre herë në javë e hani shëndetshëm për ta larguar astmën

19:57 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Të ushqyerit shëndetshëm dhe në kohë mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes të zvogëlojnë simptomat e astmës.

Kështu thuhet në hulumtimin e fundit britanik, studim në të cilin sugjerohen dhe ushtrimet tre herë në javë dhe pas një diete të shëndetshme njerëzit e patën më të lehtë përgjysmimin e simptomave të tyre për një periudhë dymuajshe, transmeton Klan Kosova.

Gjetjet ofrojnë shpresë për një mënyrë të thjeshtë të menaxhimit të kushteve për 5.4 milion njerëz në Britani që aktualisht marrin trajtim për astmë.

4436ba7800000578-0-image-a-17_1505260193769

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme