Ushtrimet ulin rrezikun për sëmundje mendore

22:27 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ushtrimet ulin rrezikun për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, kanë deklaruar shkencëtarët pasi që kanë gjetur një lidhje në mes të shëndetit të dobët të zemrës dhe problemeve me memorien.

Një studim i ri nga Vanderbilt University Medical Center tregon që personat zemra e te cilëve pompon më pak gjak kanë qarkullim më të vogël të gjakut në lobin e përkohshëm.

Pikërisht në këtë regjioni të trurit çrregullimet mendore paraqiten fillimisht.

Personat të cilët kishin regjim fitnesi të dobët si dhe shëndet të keq të zemrës, truri i tyre paraqitet 20 vjet më i vjetër se sa që do të duhej të ishte.

Ekspertët kanë paralajmëruar që këto të gjetura duhet të nxisin të gjithë të merren me ushtrime të paktën 30 minuta në ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme