Shumicën e kohës ne qëndrojmë ulur, por kjo mund të jetë edhe problematike për shëndetin tonë. Për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga disa orë të qëndrimit ulur në punë dhe në shtëpi është mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme.
1. Uluni herë pas here mbi diçka të butë si për shembull mbi një top fizioterapie ose palestre në mënyrë që të vini në punë muskujt tuaj të pasmë. Mbajini këmbët në dysheme ndërsa qëndroni apo lëvizni mbi top sepse ato mbajnë rreth çerekun e peshës suaj nën kontroll.
LEXO EDHE:
Të konsumosh apo jo makarona në darkë?
2. Shtriqni fleksorët e legenit për tre minuta në ditë, një herë me njërën këmbë dhe një herë me tjetrën.
3. Ecni gjatë kohës së reklamave nëse jeni duke parë një film, një ndeshje apo duke ndjekur diçka tjetër në televizion. Vetëm pak lëvizje gjatë spoteve publicitare do të digjte dyfishin e kalorive, ndërkohë që nëse bëni edhe ca ushtrime sigurisht që do të ndiheni më mirë.
4. Alternohuni në lëvizje duke u ulur dhe ngritur herë pas here. Nëse jeni në një vend pune në të cilin jeni të detyruar të punoni mbi tastierë bëni mirë të çoheni çdo gjysmë ore nga karrigia për të bërë disa hapa.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...