Ushtrimet e rregullta do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në parandalimin e kancerit, thonë shkencëtarët.
Që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, një numër në rritje i njerëzve kanë raportuar se kanë shtuar peshë pasi kanë ulur aktivitetin fizik, ndërsa të tjerët thonë se kanë konsumuar shumë ushqim të pashëndetshëm, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info
Të qenit mbipeshë ose obezë i lë individët të prekshëm ndaj dëmtimit të indeve dhe zhvillimit të tumoreve, me më shumë se një duzinë llojesh kanceri që janë lidhur me peshën e tepërt në studimet e fundit kërkimore.
“Ne kemi nevoja që të hamë ushqim të shëndetshëm, por është e qartë se edhe ushtrimet e rregullta e kanë rëndësinë e tyre në parandalimin e kancerit”, tha Profesoresha Linda Bauld, nga Universiteti i Edingurgut.
Bauld, i cili po kryeson seancat në një konferencë virtuale, Parandalimi i Kancerit – Aktiviteti Fizik, që do të mbahet nga 23 në 25 Shkurt, tha se ndërsa duhani dhe pirja e duhanit mbetën shkaku kryesor i kancerit në Britani të Madhe, obeziteti është rreziku i dytë më i lartë i kësaj sëmundje, që besohet se në të ardhmen mund të bëhet edhe shkaku kryesor.
Mes kancereve që përfitojnë nga aktivitetet fizike janë kanceri i gjirit dhe ai i zorrëve.
Një studim tjetër i kryer nga Cancer Research UK gjeti se më shumë 135 mijë raste të kancerit mund të parandalohen përmes ndryshimit të jetës, rritjes së aktivitetit fizik dhe ndalimit të pirjes së duhanit./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...