Deri me tani askush nuk e ka mohuar, stërvitja e rregullt vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore për njerëzit që merren vazhdimisht me të.
Por ende nuk është thënë se kur duhet të fillohet…
Shumica e studimeve nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjje kontrete mbi këtë, transmeton portali arbresh.info
Pedro Saint-Maurice, një anëtar i Akademisë Kombëtare në Institutin Kombëtar të Kancerit të Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe kolegët e tij dëshironte të zbulonte nëse përfitimet e stërvitjes ndryshonin nëse njerëzit mbeteshin aktivë për shumicën e jetës së tyre ose nëse, sikurse edhe shumica nga ne, që i kemi filluar vonë ato.
“Ne nuk mund të dimë mbi kohën se sa afatgjate duhet të jenë ushtrimet”, thotë ai. “Si mund të mbajë një mënyrë jetese aktive, ose të ulet përsëri, ose të mbesin në nivele të ulëta të aktivitetit të ndikojnë në rreziqet shëndetësore?”
Megjithatë, një një studim të publikuar në JAMA Netëork Open, ata anketuan më shumë se 315,000 amerikanë të rritur, midis moshës 50 dhe 71 vjeç, të cilët u pyetën për aktivitet gjatë kohës së lirë.
Studimi gjeti se njerëzit që ushtronin dy deri në tetë orë në javë në çdo periudhë kohore kishin një rrezik 29% deri 36% më të ulët të vdekjes nga ndonjë shkak gjatë periudhës 20-vjeçare të studimit, krahasuar me njerëzit që rrallëherë ose nuk ushtruan kurrë.
Ushtrimet fizike gjithashtu ulën rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës deri në 42% , krahasuar me njerëzit joaktiv.
Befasia e studimit është se ka gjetur se ushtrimet zgjasin jetëgjatësinë edhe te personat që fillojnë ushtrimet fizike pas moshës 40 vjecare.
Aktiviteti fizik i rregullt mund të zvogëlojë obezitetin, si dhe diabetin e tipit 2, të cilët janë të dy faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës dhe mund të kontribuojnë në plakjen dhe vdekjen e parakohshme./arbresh.info/
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje