Hulumtuesit e Universitetit të Birminghamit dhe atij të Londrës kanë zbuluar se të qëndruarit aktiv e mban trupin të ri dhe të shëndetshëm.
Shkencëtarët kishin rekrutuar 125 çiklistë amatorë të moshave 55 deri 79 vjet, 84 prej të cilëve kishin qenë meshkuj dhe 41 femra, transmeton Telegrafi.
Meshkujt duhej të kishin qenë të aftë t’i çiklonin 100 kilometra në më pak se 6.5 orë, ndërkaq femrat duhej të kishin qenë të afta t’i çiklonin 60 kilometra në më pak se 5.5 orë.
Duhanpirësit, konsumuesit e mëdhenj të alkoolit dhe ata me shtypje të lartë të gjakut ose sëmundje tjera shëndetësore ishin përjashtuar nga studimi.
Pastaj pjesëmarrësit iu ishin nënshtruar një seri testesh në laborator dhe ishin krahasuar me një grup të rriturve të cilët nuk kishin kryer aktivitete fizike. Ky grupi i dytë përbëhej nga 75 persona të shëndetshëm të moshave 57 deri 80 vjet dhe 55 të rinj të moshave 20 deri 36 vjet.
Studimi kishte treguar se humbja e masës muskulore dhe forcës nuk shfaqej tek ata të cilët ushtronin rregullisht. Çiklistët nuk kishin raportuar për rritje të dhjamit të trupit ose niveleve të kolesterinës me moshën, ndërkaq nivelet e testosteronit të meshkujve kishin mbetur të larta, duke sugjeruar se aktiviteti fizik mund ta shmang menopauzën mashkullore.
Më befasuesja ka qenë fakti se as sistemi i imunitetit të çiklistëve nuk ishte dobësuar me moshën.
Sipas shkencëtarëve, ka dëshmi të forta që i inkurajojnë njerëzit të kryejnë aktivitete të rregullta fizike përgjatë jetës në mënyrë që të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm. /Telegrafi/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...