Dieta e ekuilibruar, ushtrimet dhe gjumi i rregullt janë gjëra të rëndësishme për të luftuar koronavirusin e ri (Covid-19), sipas nutricistes turke, Nevin Sanlıer.
“Është shumë e rëndësishme të konsumoni sasi të mjaftueshme të proteinave, veçanërisht ato me vlerë të lartë biologjike, si qumështi, produktet e qumështit dhe vezët, për të forcuar imunitetin”, thotë Sanlıer.
Sanlıer, e cila është dekane e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Ankarasë “Medipol”, këshilloi njerëzit që të ndjekin një dietë të ekuilibruar duke konsumuar sasi të mjaftueshme të produkteve të qumështit si qumësht, dhallë, kos, djath, por edhe mish peshku dhe pule, vezë, fruta, perime, bukë dhe drithëra.
Ajo theksoi se dietat e njëanshme ose marrja e pamjaftueshme e përbërësve ushqyes do të rrisin ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksioneve.
“Konsumi i ushqimeve probiotike bëhet më i rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar gjatë ndërrimit të stinëve dhe gjatë stinës së dimrit, kur trupi është më pak rezistent. Produktet e qumështit të fermentuar, si kefir apo dhallë, janë burime të rëndësishme të probiotikëve”, shtoi ajo.
Duke rekomanduar 2,5 litra ujë çdo ditë për të parandaluar dehidrimin, ajo gjithashtu këshillon të konsumohen ushqime të yndyrshme.
Ajo thekson se është e rëndësishme të vazhdohen aktivitetet fizike dhe ttrupi të pushoje shtate deri në tete orë gjumë.
Koronavirusi i ri i cili dhjetorin e kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandemine botërore./atsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...