Simptomat e kancerit në stomak përfshijnë edhe urthin, megjithatë është e mundur që në mënyrë drastike të zovogëlohet rreziku rreth zhvillimit të kësaj sëmundje përmes disa ndryshimeve dietike.
Adhuruesit e ketchup-it kanë arsye të mëdha të gëzohen, sepse shkencëtarët besojnë se konsumimi i këtij produkti ndihmon në parandalimin e kancerit në stomak, transmeton portali arbresh.info
Një grup studiuesish në Universitetin Politeknik të Valencias, Spanjë, vëzhguan efektet e lipocenit në trup.
Ky antioksidant i pranishëm në salcën e domateve besohet se është në gjendje të rris nivelin e bakterieve të shëndetshme të pranishme në zorrë.
Çuditërisht, lipoceni është më i fuqishëm në salcë sesa në fruta të freskëta.
Kjo është për shkak të procesit të gatimit, i cili lejon një thithjen më të mirë të atij antioksidanti nga trupi.
Rritja e normave të marrjen së bakterieve të shëndetshme ka përfitime të shumta shëndetësore, madje mund të zvogëlojë mundësinë e kancerit në stomak.
Edhe pse hulumtimi është ende në fazë të hershme, ekspertët shpresojnë se të dhënat do të jenë të dobishme në trajtimet e ardhshme për kancerin e stomakut.
Kanceri në stomak është shkaku i dytë më i madh që lidhet me këtë sëmundje në botë. Është vlerësuar se rreth 650 mijë vdekje dhe 880 mijë raste të tjera të këtij lloj kanceri paraqiten në vit.
Portugalia ka numrin më të madh të vdekjeve nga kanceri i stomakut në Bashkimin Europian dhe është vendi i gjashtë në botë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...