Google ADS

Ushqimi i shpejtë me pak kalori, që mund t’i forcojë kockat

11:56 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

Kumbullat e thata njihen më së shumti për luftimin e kapsllëkut. Por, si duket, ato mund të bëjnë edhe më shumë për shëndetin tuaj. Një studim i fundit nga Texas A&M thotë se kumbullat e thata mund t’i bëjnë kockat më të forta.

Pasi i ushqyen minjtë me pluhur të kumbullave të thata, hulumtuesit shkencorë vëren se ishte me efikas se acidi dihidrolipoik (një acid që ka veti antioksiduese), ibuprofen dhe një përzierje e 5 antioksiduesve të ndryshme për parandalimin e humbjes së masës kockore të shkaktuar nga rrezatimi. Edhe minjtë që nuk ishin të ekspozuara ndaj rrezatimit kishin kocka më të forta. Efekti i kumbullave të thata ishte aq i fuqishëm, thotë Nancy Turner, sa minjtë që morën këtë frut shfaqën një rritje të tërësisë strukturor të kockave me 20%.

Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kjo ndodh falë përzierjes së polifenolëve tek ky frut, që kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

“Shumë njerëz kanë një mendim të gabuar për kumbullat e thata. Ata nuk e kuptojnë që këto fruta të thara nuk janë vetëm të shijshme, por kanë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore”, thotë ajo.

Turner nuk mund të thotë me siguri dozën e saktë të kumbullave për forcimin e kockave, megjithatë ajo sugjeron që të konsumoni një racion të vetëm – katër ose pesë kumbulla të thata – në ditë. Dhe mos harroni lëngun e kumbullave të thata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme