Ushqimi më i dashur për shqiptarët, fasulja, është plot me fibra, protein dhe lëndë ushqyese thelbësore si acidi folik, kaliumi, zinku dhe mangnezi.
Nutricionisti Alex Glover shpjegon se ushqimi i shëndetshëm nuk ka nevojë të jetë i shtrenjtë për të sjellë të mira shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Fasulja është një ndër ushqimet që nuk mungon të tryezat shqiptare dhe gatuhet të paktën 1 herë në javë.
Të mirat shëndetësore që sjell fasulja janë:
Është flot me fibra
Fibrat janë thelbësore për funksionimin e metabolizmit.
Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Është treguar se një dietë e mbushur me fibra ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe madje edhe goditjes në tru, të gjitha sëmundjet që mund të shkurtojnë jetëgjatësinë tonë. Përveç kësaj, siç shpjegon Alex, fibra është një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e diversitetit të mikrobiomës sonë të zorrëve. Fiobrat që përmban fasulja ndihmojnë edhe në uljen e nivelit të glykozës në gjak dhe në uljen e kolesterolit të keq.
Ndihmon në humbjen e peshës
Ne jemi gjithmonë në kërkim të ushqimit që mund të na ndihmojë të përshpejtojmë procesin e humbjes së peshës së padëshiruar dhe duhet të dini se fasulet ndihmojnë në këtë. Alex zbulon se fasulet na ngopin shumë shpejt falë një sasie të madhe fibrash dhe proteinash, kështu që mund të na pengojë të ndjehemi të uritur dhe të hamë më shumë.
Është plot me proteina
Një kanaçe me fasule përmban 18 g proteina mbresëlënëse. Alex shpjegon se njerëzit zakonisht kanë nevojë për rreth 0.8 g proteina për kilogram të peshës trupore, kështu që për një person 60 kg, kjo do të ishte 48 g proteina.
Forcon imunitetin
Një nga shumë minerale që përmban fasulja është zinku. Ky mineral është thelbësor për sistemin tonë imunitar, sepse ndikon në mënyrën se si reagojnë qelizat tona ndaj infeksioneve dhe mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të inflamacionit. Gratë kanë nevojë për 7 miligramë (mg) zink në ditë, ndërsa meshkujt për 9.5 mg./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...