Rritja e numrit të sëmundjeve endokrine është e madhe kur bëhet fjalë për mbipeshën, diabetin ose sëmundjen e tiroides, por gjithashtu është vërejtur një numër i rritur i pacientëve me tumore endokrine.
Masat për të ulur rrezikun e këtyre sëmundjeve deri me tani nuk kanë dhënë rezultate, pasi është e vështirë që ato të zbatohen në mënyrën e jetesës dinamike që bëjmë.
Megjithatë, hulumtimi i ri zbulon mënyra të reja për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes çdo ditë, por konfirmimi i mënyrave të reja të trajtimit dhe parandalimit kërkon kohë, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve, substanca të caktuara që mund të prishin funksionimin e rregullt të hormoneve, janë pika kryesore pse shkaktohen këto sëmundje.
Tre grupet më të mëdha të sëmundjeve endokrine janë diabeti, obeziteti dhe sëmundja e tiroides. Ato përbëjnë rreth 80 përqind të të gjitha sëmundjeve endokrine. Pastaj ekzistojnë çrregullime të niveleve të yndyrës.
Gjatë studimit ekspertët kanë theksuar se obeziteti është një sëmundje metabolike që karakterizohet me mbipeshë. Ajo që është e rrezikshme është fakti që të qenit mbipeshë shkon paralelisht me çrregullime që nuk janë të dukshme, siç janë ndryshimet në strukturën e qelizave të indit dhjamor. Ato çojnë në dëmtim të indeve të shumta dhe në inflamacion. Qelizat e zmadhuara të dhjamit sekretojnë hormonet që veprojnë në mëlçi, inde muskulore dhe tru, pastaj shkaktojnë komplikime të mbipeshës që janë shumë serioze, të tilla si diabeti tip 2.
Një ndër faktorët kryesorë që shkakton një sërë sëmundjesh dhe dobëson sistemin tonë imunitar është stresi./arbresh.info/
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...