Hani gjithmonë fruta dhe perime të freskëta sezonale, ndërkohë që ato që janë jashtë sezonit mund t’i hani të ngrira.
Ky është rregulli kryesor për ata që duan të përfitojnë nga të gjitha substancat ushqyese në ushqim. Por çfarë duhet shmangur patjetër?
Në mes të ushqimit të freskët dhe të ngrirë (në rast se është i ngrirë më së shumti gjashtë muaj) nuk ka dallime shumë të mëdha sa i përket substancave ushqyese.
Problemi është nëse blini produkte gjysmë të gatshme dhe të gatshme që janë të ngrira. Vetë mënyra e përgatitjes ndryshon në mënyrë dramatike përfitimet shëndetësore të ushqimeve të tilla.
Çfarë duhet shmangur?
1. Picat e ngrira
Gjasat janë të mëdha që ky ushqim është i mbushur me aditivë dhe përbërës të tjerë të padëshirueshëm. Nëse vërtet nuk ju bëhet brumi dhe nuk ju piqet pica, më mirë shkoni në piceri ku të gjitha i bëjnë në vend.
2. Burritot/çizburgerët e ngrirë
Ushqimet e tilla përmbajnë deri në 500 kalori, dhe më shumë se 15 gramë të yndyrës më të lirë dhe më të pashëndetshme. Fibra pothuajse nuk ka, por ka shumë natrium.
3. Ushqimet e ngrira me pasta
Llojet e ndryshme të pastave të cilat futen në paketimet gjysmë të gatshme zakonisht bëhen me transyndyrna, të cilat janë të dëmshme për qarkullimin. Sigurisht, edhe aty zakonisht futen shumë aditivë dhe natrium.
4. Shkopinjtë/kroketët e ngrirë me ushqim deti apo pule
Ka pak mish në këtë ushqim. Megjithatë, në këtë përzierje ka një sasi të konsiderueshme të transyndyrnave. Në princip, ushqimi me mish pule të ngrirë përmban dy deri tre herë më shumë yndyrë se çizburgeri i zakonshëm. Përveç natriumit, përfshihen edhe shijet artificiale.
5. Pomfriti i ngrirë
Edhe pomfriti më i freskët nuk është shembull i ushqimeve të shëndetshme, kështu që mund ta imagjinoni se çfarë përfaqësojnë ato të ngrirat. Me të gjitha rrethanat rënduese që normalisht ndërlidhen me pomfritin apo çipsin, si sasia e madhe e yndyrës, pomfriti i ngrirë ndodhet në qese plastike. Disa nga kimikatet që gjenden në ambalazhet plastike, të tilla si akrilamidet, mund ta rrisin rrezikun nga kanceri.
6. Ëmbëlsirat dhe pjekurinat gjysmë të gatshme apo të gatshme
Ëmbëlsirat të cilat mund t’i përgatisni për një minutë nuk janë të mira për shëndetin. Më mirë mundohuni pak më shumë dhe përpiquni të përgatisni ëmbëlsira të freskëta – kështu të paktën do t’i dini të gjithë përbërësit, dhe do t’i shmangni transyndyrnat, sasitë e mëdha të sheqerit dhe aditivët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...