Kundër plakjes nuk është e thënë të luftoni vetëm me produkte për kujdesin ndaj lëkurës, fytyrës dhe trupit, janë edhe shumë ushqime po ashtu që mund ta ngadalësojnë procesion e plakjes.
Sipas nutricistes nga Australia, Melanie McGrice, lëkura, floku dhe thonjtë me të madhe ndikohen në bazë të asaj që e hani. ‘Ushqimi ynë në masë të madhe ndikon në lëkurë dhe rreth asaj se sa shpejt plakemi, nga brenda dhe jashtë’, shpjegon McGrice. ‘Hulumtimet tregojnë se, moskonsumimi i alkoolit ndikon që të kemi një lëkurë të freskët, të butë, që edhe duket e freskët”. Sipas saj, alkooli është një diuretik i fortë që e dehidron lëkurën. “Sa më pak alkool që konsumojmë, lëkura jonë do të duket më e bukur, por nëse tashmë keni ndarë mendjen dhe nuk mund të rrini pa e konsumuar, atëherë kufizojeni në një gotë të vetme dhe sigurohuni që të konsumoni një sasi të madhe të ujit”.
USHQIMET QË E LUFTOJNË PLAKJEN
1. Patatet e ëmbla.
– Patatet e ëmbla përmbajnë pak “GI” dhe janë burim i mirë për vitaminë A. Mungesa e vitaminës A shkakton që lëkura të bëhet e ashpër, e vrazhdë dhe e thatë.
2. Hudhra.
– Hudhra është e hatashme kundër plakjes dhe e përshpejton qarkullimin e gjakut, e kjo ndihmon në shkëlqimin e lëkurës, të njëjtin shkëlqim që e marrim pasi jemi marrë me sport. Po ashtu, është e pasur me antioksidues që ndihmojnë në luftimin e efekteve të dëmshme të radikaleve të lira, diellit, që e dëmtojnë lëkurën.
3. Spinaqi.
– Spinaqi është një tjetër burim i pasur me vitamina A dhe C.
4. Peshku i yndyrshëm, si salmoni.
– Peshku i yndyrshëm është një nga burimet më të pasura me aminoacidet omega 3. Kjo ndihmon që lëkura të duket më e pastër dhe e freskët derisa flokut i dhuron shkëlqim.
5. Lakra jeshile.
– Lakra jeshile është e pasur me karotenoide, për të cilat besohet se parandalojnë plakjen, prodhojnë kolagjenin, që po ashtu parandalon dehidrimin e lëkurës. ‘Pemët dhe perimet janë të hatashme për prodhimin e kolagjenit, derisa mollët janë një ndër pemët me më së shumti kolagjen’, thotë ajo. ‘Unë gjithmonë e mbaj një mollë në çantën time, kur dal nga shtëpia. Ato janë të shkëlqyeshme për prodhimin e kolagjenit’.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...