Nëse konsumoni ushqime që zbardhin dhëmbët, përveçse i shmangni problemet orale, është me rëndësi se keni higjienë të mirë dentale dhe i pastroni pas secilës shujtë.
DJATHI
Konsumimi i prodhimeve të qumështit ndikon në shëndetin në përgjithësi në mënyrë të rëndësishme. Kjo është e vërtetë për eshtrat. Djathi, përveçse është i pasur me kalcium, ka përbërës që parandalojnë dëmtimin e dhëmbëve, derisa njëkohësisht edhe i zbardhni ata.
RRUSHI
Niveli i lartë me acidin malik në rrush i shndërron në ushqim ideal për zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale. Pasi t’i konsumoni për një kohë, do të vëreni se nuk do të keni as njolla. Po ashtu rrushi përmban antioksidues që ndikojnë si baktericide në nivelin oral.
DREDHËZAT
Dredhëzat janë të pasura me antioksidues, acid malik dhe vitamina C. Kjo ndihmon që t’i zbardhni dhëmbët tuaj në mënyrë natyrale. Ju rekomandojmë të hani së paku dy deri tri dredhëza para se t’i pastroni dhëmbët tuaj. Mund t’i fërkoni edhe për dhëmbët tuaj.
UTHULLA E MOLLËS
Uthulla e mollës është një opsion i shkëlqyeshëm për të hequr njollat atëherë kur ta keni hedhur në sallatë. Një opsion tjetër është ta përzieni uthullën e mollës me sodë të bukës. Kjo formon një ilaç shtëpiak dhe alternativë për të zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale.
PORTOKAJTË
Portokajtë njihen se përmbajnë pak yndyrë. Nuk kanë as kalori e as kolesterol. Janë të pasur me fibra. Kjo agrume nxit prodhimin e pështymës. Për të zbardhur dhëmbët, fërkoni me pjesën e brendshme të lëvores së portokallit. Ju dhuron edhe buzëqeshje të bardhë.
LËNGU I LIMONIT
Për këtë tretman, duhet pasur kujdes. Kjo për faktin se lëngu i limonit mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbit. Mundet t’i dëmtojë nëse nuk i kombinoni me diçka tjetër. Përzieni pak sodë të bukës me disa pika lëng limoni dhe përdoreni si pastë për t’i zbardhur dhëmbët.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...