Përpiquni të mbani një nivel të mirë të kolesterolit, duke mbajtur një dietë të shëndetshme në të cilën keni të përfshirë ushqimet si mëposhtë.
Një nivel i shëndetshëm i kolesterolit është 200 miligramë për decilitër gjak, por kolesteroli i keq LDL duhet të jetë nën 100 miligramë, dhe kolesteroli i mirë HDL mbi 60 miligramë, transmeton portal arbresh.info
Niveli optimal i triglicerideve në këtë rast duhet të jetë nën 150 miligramë për decilitër.
Përpiquni të ruani një nivel të mirë të kolesterolit me një dietë dhe ushqim të shëndetshëm, përpara se të konsultoheni me një farmacist dhe mjek në kërkim të një produkti mjekësor që do ta zgjidhë këtë problem.
Avokado është një ushqim i pasur me acide yndyrore të pangopura, njësoj si vaji i ullirit dhe ul nivelin e kolesterolit LDL, ndërsa rrit nivelin e kolesterolit HDL.
Fasulet gjithashtu kanë efekt të madh, pasi vetëm një gjysmë filxhani mund të ul nivelin e kolesterolit të keq me tetë për qind. Fasulet parandalojnë përthithjen e kolesterolit nga ushqimi.
Çokollata e zezë ka një efekt të dobishëm në kolesterol, sepse forcon nivelin e kolesterolit të mirë HDL me 24 për qind.
Vera e kuqe është e pasur me antioksidantë që ulin nivelin e kolesterolit të keq, ndërsa alkooli në sasi të moderuar do të rrisë nivelin e kolesterolit të mirë, kështuqë kjo është një arsye e mirë se pse duhet të pini një gotë verë në ditë.
Peshku në anën tjetrër është plot me acide yndyrore, sikurse toni ose salmon, kanë efekt të dobishëm dhe parandalues për sëmundjet e zemrës dhe demenecën dhe sipas ekspertëve duhet të konsumoni peshk të paktën një herë në javë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...