Ushqimet që rrisin Hemoglobinën

18:38 | 17 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Funksioni më i rëndësishëm i kësaj proteine është transportimi i oksigjenit në çdo qelizë dhe në inde të trupit tonë. Ky pigment i transportuesit të oksigjenit është formuar në palcën e eshtrave. Gjaku ynë merr ngjyrë të kuqe, pikërisht për shkak të hemoglobinës.

Niveli i ulët i hemoglobinës mund të dobësojë aftësinë e gjakut për të transportuar oksigjen dhe lëndë tjera ushqyese, transmeton portali arbresh.info

Një furnizim i reduktuar i oksigjenit në tru dhe organet tjera vitale mund të jetë fatale dhe mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore. Simptomat e nivelit të ulët të hemoglobinës janë lodhja, marrëmendja dhe energjia e ulët. Gjithashtu, niveli i ulët i hemoglobinës është një ndër shkaktarët kryesore për anemi.

Problemet më të rënda shëndetësore janë mosfunksionimi i veshkave, problemet e palcës së gjakut, tumoret etj.

Për të rritur hemoglobinën duhet të konsumoni këto ushqime:

Spinaq

Spinaqi përmban shumë hekur dhe vitaminë B12. Për më tepër është burim i pasur i acidit folik. Konsumimi i spinaqit është mënyra më e mirë për të rritur nivelet e hemoglobinës.

Shega

Shega luan rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të hemoglobinës. Përmban sasi të konsiderueshme të proteinave dhe karbohirdrateve. Gjithashtu përmban hekur dhe kalcium. Konsumimi i shegës ose pirja e lëngut në mëngjes në stomakun bosh është mënyra e duhur për të trajtuar aneminë.

Domatet

Domatet janë burim i vitaminës C dhe rrisin praninë e hekurit në trup. Në ditë duhet konsumuar dy domate të papërpunuara, ose mund të pini një gotë lëng domate.

Panxhari dhe lëng molle

Mollët përmbajnë sasi të lartë të hekurit, ndërsa panxhari është burim i pasur i acidit folik. Një kombinim mes mollës dhe panxharit është ilaç i jashtëzakonshëm për të rritur hemoglobinën.

Frutat e thata

Frutat e thata si rrushi, bajamet dhe kajsitë ndihmojnë për të rritur nivelin e hemoglobinës shumë shpejt. Rrushi i thatë është një ilaç i mire për të luftuar aneminë. Ato përmbajnë hekur, protein, fibra dhe natruim. Vendosni 10 deri në 15 kokrra rrush të thatë në një gotë me ujë dhe lërini të qëndojnë ashtu natës. Të nesërmen shtojani një lugë mjaltë dhe pijeni atë.

Mjalti

Mjalti është i burim i pasur i hekurit dhe vitaminës B12. Mjalti preferohet të konsumohet rregullisht për pacientët që vuajnë nga anemia. Gjithashtu, mjalti ka veti antibiotike natyrore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme