Ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

09:51 | 17 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Nëse e keni lënë duhanin ose jeni duhanpirës i pasionuar, këto ushqime do të lehtësojnë efektet negative të cigares dhe do të fillojnë procesin e pastrimit të trupit.

Sigurohuni që brenda ditës të konsumoni njëren nga këto ushqime në mënyrë që trupi të pastrohet nga nikotina, transmeton portal arbresh.info

Acidi folik

Acidi folik është shumë i rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin normal të trupit, por gjithashtu ndihmon trupin të heqë qafe nikotinën. Sasi të mëdha të acidit folik gjenden në lakër.

Brokoli, lulelakra dhe lakra

Përveç faktit që këto perime përmbajnë polifenole të cilat janë treguar të dobishme në reduktimin e inflamacioneve të ndryshme në sistemin tretës, ato përmbajnë edhe antioksidantë që pastrojnë trupin nga toksinat e shumta. Gatuani ato sa më shkurt që të jetë e mundur për të ruajtur të gjitha përfitimet e tyre.

Çaji jeshil

Me pirjen e duhanit trupi humbet lëngun e nevojshëm, kështu që organizmi kalon shumë më shpejt në gjendje dehidrimi. Pirja e çajit jeshil, i cili është plot me antioksidantë, është një mënyrë e besueshme për të larguar nikotinën nga trupi.

Karrotat

Nikotina e bën lëkurën më të thatë, prandaj nëse dëshironi që të largoni efektet anësore, hani sa më shumë karota. Karrotat përmbajnë sasi të madhe të vitaminave A, K, C dhe B të cilat janë pastruesit kryesorë të organizmit. Shtrydheni karrotën në një shtrydhëse frutash të perziera me mollë dhe limon ose grijeni në një sallatë.

Kivi, limon dhe portokall

Përveç ujit, duhani largon nga trupi vitaminat A, C dhe E, të cilat forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin të luftojë infeksione dhe baktere të ndryshme. Për të kompensuar vitaminat e humbura, merrni një kivi ose një gotë limonadë. Lëngu i portokallit hidraton organizmin, i siguron atij vitaminat e nevojshme, por edhe pastron trupin nga nikotina. Shtrydhni dy portokall, shtoni pak ujë dhe pijeni midis vakteve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme