Ushqimet që pastrojnë organizmin nga nikotina

17:46 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ndonëse të gjithë i njohin efektet negative të duhanpirjes, ende ka nga ata që zgjedhin t’i bëjnë dëm vetes vetëm për të tymosur një cigare.

Nikotina e një cigareje të vetme qarkullon për rreth 8 orë në enët e gjakut dhe kërkon të paktën dyzet e dy deri në shtatëdhjetë e tetë orë të largohet nga sistemi juaj nëpërmjet metabolizmit.

Nënproduktet e nikotinës, do të qëndrojnë në trupin tuaj për njëzet a tridhjetë ditë, por mendoni sa shumë kohë ju duhet për të eleminuar të gjithë nikotinën dhe katranin e të gjitha cigareve që tymosni në një ditë.

Ndërkohë ju njohim me të gjitha ushqimet që përshpejtojnë procesin e eliminimit të nikotinës, toksinave dhe elementëve të tjerë të dëmshme.
Portokall

Vitamina C nxit eliminimin e nikotinës nga sistemi juaj.
Kivi

Pirja e duhanit ul nivelin e vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj. Kivi ka shumë prej tyre dhe mund t’i zëvendësojë ato.
Karrota

Një efekt i dukshëm i pirjes së duhanit është dëmtimi i lëkurës. Karrota mund të riparojë lëkurën tuaj me vitaminat e saj (A, B, C dhe K).
Brokoli

Brokoli ka dy vitamina të rëndësishme (B5 dhe C) që sigurojnë mbrojtje për mushkëritë. Ajo gjithashtu rrit metabolizmin.
Spinaqi është i pasur në vitamina dhe acid folik që i siguron organizmit mbrojte dhe i jep një shije të keqe cigareve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme