Google ADS

Ushqimet që parandalojnë dhe luftojnë sëmundje të caktuara

08:08 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Ushqimi reflekton në shëndet. Sa më i shëndetshëm të jetë ushqimi, më pak do të sëmureni.

Ushqimet e shëndetshme sjellin vitamina, proteina, antioksidues, transmeton gazeta Kosova Sot. Në vijim ju sjellim ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni sëmundje të caktuara

LIMONI KUNDËR MBIPESHËS

Mbipesha definohet si akumulim i tepërt apo jonormal i yndyrës. Ndërlidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe me shumë lloje të kancerit. Për ta ndihmuar humbjen në peshë dhe për t’i shmangur sëmundjet, fillojeni ditën me lëng limoni. Limoni përmirëson tretjen, heq helmet nga trupi, helme këto që e ngadalë- sojnë metabolizmin.

SHAFRANI KUNDËR ARTRITIT

Artriti është çrregullim në nyja, ku shkakton inflamacionin e më shumë nyjave të tjera. Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të ndryshme të artritit, dhe të gjitha shkaktojnë telashe në nyja. Dhimbjet e artritit mund t’i pushoni me shafran. Për më shumë, vetitë antioksidues të shafranit shkatërrojnë efektet e radikaleve të lira. Pini një gotë qumësht të ngrohtë me 1 lugë shafran, para gjumit.

PANXHARI KUNDËR ANEMISË

Gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga anemia, gjendje që prek qelizat e kuqe të gjakut, që numërojnë më pak sesa gjendja normale. Nëse jeni anemikë, atëherë gjaku nuk mund të shpërndajë oksigjenin nëpër organe dhe nyja. Për ta luftuar këtë gjendje, përdoreni panxharin. Bluani një panxhar bashkë me karota dhe spinaq dhe e pini një lëng si ky çdo ditë.

JOGURTI KUNDËR SHTYPJES SË LARTË TË GJAKUT

Shtypja e lartë e gjakut është vrasës i heshtur, dëmton enët e gjakut dhe shkakton sëmundje të zemrës, dëmton veshkat dhe shkakton pikën në tru si dhe shumë probleme tjera. Për ta mbajtur nën kontroll shtypjen e lartë të gjakut, atëherë duhet të pini jogurt me pak yndyrë. Jogurti është burim për kalcium, kalium, magnez dhe nutrientet e tjera që i nevojiten zemrës dhe ndihmojnë uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

BORONICAT DHE MANAFERRAT KUNDËR DIABETIT

Diabeti është sëmundja e shtatë me radhë që shkakton vdekjet në Amerikë. Diabeti që nuk mbahet nën kontroll mund të jetë problematik dhe të dëmtojë organet e ndryshme në trup, nga sytë e deri te veshkat. Për ta mbajtur këtë gjendje nën kontroll, filloni të hani sa më shumë boronica dhe manaferra. Efekti i tyre kundër diabetit mendohet se vjen përmes nivelit të lartë me fitokemikate, që janë antioksidues natyral.

ÇAJI I GJELBËR KUNDËR KOLESTEROLIT TË LARTË

Trupi i njeriut ka nevojë për kolesterol, substancë kjo që mund të formohet në arteriet dhe shkakton sëmundje të zemrës. Nëse e parandaloni një gjendje si kjo, keni parandaluar sulmin në zemër apo vdekja si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Një mënyrë e lehtë për ta luftuar kolesterolin e keq është të pini çaj të gjelbër në vend të kafesë. Janë disa substanca në çajin e gjelbër që parandalojnë absorbimin e kolesterolit në traktin tretës dhe ndihmojnë sekretimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme