Disa nga ushqimet, që ndoshta hyjnë në listën e më të preferuarave për ju, nuk duhet assesi të konsumohen para gjumit.
Në mënyrë që të bëni gjumë të rehatshëm dhe të ndjeheni të fuqishëm të nesermën, disa ushqime duhet t’i shmangni, transmeton portali arbresh.info
Ja lista e ushqimeve të ndaluara:
Brokoli
Brokoli, lulelarka dhe lakrat e vogla (Brussels sprouts) hyjnë në listën e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit. Dietologia Elissa Goodman ka theksuar se këto perime mund të ndikojnë në pagjumësi, sepse hyjnë në familjen e ushqimeve që nuk treten shpejt. Këto ushqime preferohen të konsumohen gjatë ditë, transmeton portali arbresh.info
Djathi
Mjeku Joseph Murray, ka deklaruar se djathi mund të jetë shkaktari kryesor që ndikon në rritjen e yndyrave gjatë gjumit. Yndyra tretet ngadalë, prandaj shkakton probleme me gjumin. Djathi preferohet që të hahet gjatë ditës, sidomos në mëngjes.
Akullore
Një tas me akullore para gjumit nuk është fundi i botës, por edhe mund t’ju sjellë probleme me gjumin. Akulloret sikurse edhe djathi vonojnë deri sa të treten dhe trupi juaj nuk është në gjendje të bëj gjumë të mirë përderisa organizmi juaj është duke u marrë me procësin e tretjes. Gjithashtu, besohet se edhe sasia e lartë e sheqerit mund t’ju shkaktojë pagjumësi.
Ushqimi djegëst
Ushqimi djegëst është jashtëzakonisht i shijshëm dhe i mirë, por nuk preferohet të konsumohet para gjumit. Ushqimi i djegëst shkakton probleme të mëdha me gjumin dhe nuk do të gjeni rehati për një kohë të gjatë gjatë natës. Për një gjumë të mirë, refuzoni darkën me speca djegëst./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së