Google ADS

Ushqimet që nuk duhet t’i hani më kurrë në mëngjes

00:49 | 7 Mars 2017
Trina Galanxhi

Ushqimet që keni konsumuar deri më tani në mëngjes ndoshta nuk janë të duhurat,  sidomos nëse doni të humbisni peshë.

Ju rendisim ushqimet “e ndaluara”…

Omletë me vezë
Nëse doni të humbisni në peshë omëleta me vezë nuk është një zgjidhje e duhur.

Drithërat
Drithërat janë një ushqim që na ndihmojnë të biem në peshë, por jo çdo lloj drithërash. Ato me fruta, çokollata dhe mjaltë nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes nëse doni të humbisni në peshë.

Lëngu i portokallit
Mos pini asnjëherë lëng portokalli nëse doni të dobësoheni. Konsumojeni të gjallë, jo të shtrydhur. Konsumojini pas dreke.

Kosi me fruta
Kosi i frutave ka sasi të larta sheqeri prandaj nuk duhet konsumuar asnjëherë në mëngjes.

Buka
Një mëngjes pa bukë është zgjidhja më e mirë për të humbur në peshë. Do e keni pak të vështirë në fillim, por më pas do të mësoheni dhe dita do të shkojë shumë mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme