Si rregull, nuk duhet të kombinoni ushqime që përmbajnë, për shembull, karbohidrate dhe proteina. Bëhet fjalë për enzima të ndryshme që treten në kohë të ndryshme në mënyrë që të shkaktojnë lodhje, letargji, si dhe probleme me stomakun dhe sigurisht shtim në peshë.
Nutricionistët thonë se kombinimet e mëposhtme janë të dëmshme për ju, transmeton portal arbresh.info
Omletë me proshutë
Të gjitha kombinimet e proteinave me proteina, si proshutë dhe vezë, arra dhe kos apo sanduiç gjeldeti me djathë e të ngjashme, nuk rekomandohen sepse proteinat shpërbëhen gjatë dhe rëndojnë sistemin tretës.
Hamburger dhe patate të skuqura
Ushqimet e gatshme përmbajnë nivele të larta yndyrnash, konservues dhe kimikate të tjera, të cilat në kombinim me sheqerin (niseshte) në patate, mund të çojnë në formimin e citokineve, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion dhe përshpejtojnë procesin e plakjes.
Verë dhe tortë
Alkooli rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit prodhimin e insulinës, prandaj përzierja e verës me sheqer të ëmbëlsirave do të vendoset menjëherë në depozitat e yndyrës dhe do të dërgojë drejt shtimit të peshës.
Domate dhe kastravec
Pra, sallata juaj e preferuar verore nuk është një zgjedhje e mirë. Përkatësisht, kastraveci përmban enzima që pengojnë përthithjen e vitaminës C dhe disa përbërësve të tjerë të dobishëm nga domatet, kështu që do të dobësojë vlerat e tij ushqyese.
Makarona me domate
Domatet janë të tharta dhe mund të shkaktojnë probleme nëse hahen me ushqime të pasura me niseshte dhe karbohidrate. Pica, orizi ose patatet e ëmbla gjithashtu mund të jenë problem. Një kombinim i tillë shkakton lodhje pas vaktit.
Banane dhe qumësht
Ky kombinim shpesh krijon një ndjenjë të rëndimit në stomak. Megjithatë, nëse ju pëlqen shumë frappe me banane, zgjidhni një banane të pjekur dhe shtoni arrëmyshku, e cila ndihmon në lehtësimin e tretjes. Qumështin e lopës mund ta zëvendësoni me qumësht bajame ose orizi.
Gjithashtu, kushtojini vëmendje kombinimit të mishit dhe patateve, sepse kombimi mes karbohidrateve dhe proteinave nuk është i shëndetshëm./arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...